Crespo: Lautaro, qëndro tek Interi! Pas tre vitesh flasim sërish

schedule13:57 - 20 Prill, 2020

schedule 13:57 - 20 Prill, 2020

Hernan Crespo ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë të viteve të arta të Serie A. Inter, Milan, Lazio, Parma dhe Chelsea, janë disa prej skuadrave ku ish-bomberi argjentinas ka luajtur e shënuar gola. 45-vjeçari ka nisur karrierën e trajnerit prej 6 vitesh dhe aktualisht drejton Defensa y Justicia, skuadër që garon në elitën e futbollit argjentinas.

Crespo ishte pjesë e Interit në dy periudha, 2002-2003 dhe 2006-2009. Ai ka mbetur i lidhur me ngjyrat zikaltër, me të cilat po spikat Lautaro Martinez. 22-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë sezon dhe zërat e merkatos e lidhin me një transferim te Barcelona, por Crespo e këshillon të qëndrojë, në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport.

E këshilloj Lautaron të qëndrojë tek Interi, pa asnjë pikë dyshimi. Ky është sezoni i tij i parë konstant që ka bërë jashtë Argjentinës. I duhen të paktën edhe tre vite vazhdimësi dhe rritje. Më pas mund të mendojë të transferohet diku tjetër”, deklaron Hernan Crespo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!