Rama prezanton Amnistinë Fiskale: Kush përfiton dhe kur miratohet nga qeveria

schedule13:06 - 20 Prill, 2020

schedule 13:06 - 20 Prill, 2020

Kryeministri Rama ka dalë sot në një komunikim me qytetarët duke prezantuar një nismë që ai e quajti shumë të rendësishme.

Rama tha se nisma do të kalojë këtë javë në qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend për t’u diskutuar dhe miratuar më pas.

Bëhet fjalë për Amnistinë Fiskale të prezantuar edhe më parë, por kriza e koronavirusit i ndryshoi prioritetet përkohësisht.

Rama tha se do të jetë një amnisti e përgjithme që do të lehtësojë maksinalisht ata që jetojnë me emigracionin me qëllim formalizimin e parasë jo formale.

Kryeministri tha se do të ndalohet qartësisht riciklimi i të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni.

Kreu i qeverisë tha se aministia do të zgjasë një vit dhe do të ndahet në tre fasha. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 për qind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 për qind dhe ata në fashën e tretë, 10 për qind.

Rama tha:

Sic iu thashë po bëjmë një bashkëbisedim nisur nga një nismë për shoqërinë dhe ekonominë tonë që e kemi paralajmëruar edhe kohë më parë. Tani jemi gati që pasi të kalojmë këtë javë në qeveri, t’ja çojmë Kuvendit për të bërë konsultime dhe më pas të miratohet brenda një afati të arsyeshëm brenda muajit maj.

Fjala është për një Amnisti Fiskale.

Për 30 vjet me radhë qindra mijëra shqiptarë kanë punuar jashtë vendit dhe kanë kursyer plot të holla pa mundur ti depozitojnë në banka.

Rama e nisi me emigrantët, të cilët sipas tij janë të interesuarit e parë që do të deklarojnë paratë e tyre për t’i sjellë në vend kundrejt një për qindjeje të caktuar.

Ata (emigrantët sh.r) padiskutim janë të interesur ti depozitojnë paratë nëpër banka. Po ashtu kompani të shumta që kanë të holla të padeklaruara të padepozituara.

Do jetë një amnisti që do të mundësojë lehtësi maksimale për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, por edhe ata që jetojnë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri duke deklaruar se nga aministia do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga aktiviteti kriminal, janë të përfshirë në korrupsion apo kane qenë apo janë pjesë e politikës ose Policisë së Shtetit.

“Padiskutim janë të përjashtuar të gjithë politikanët, deputetët dhe radhët familjarë të tyre, prokurorët dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Do të përfitojnë të gjithë të tjerët që nuk janë përfshirë në këtë kategori. Ccdo shqiptar që ka një pasaportë të Republiksë së Shëipërisë do të përfitojë nga kjo amnisti.

Amnistia mendohet të ketë një kohëgjhateje prej 1 viti dhe të ndahet në fasha 4 mujore.

Kush i dorëzon paratë gjatë fashës së parë do të paguajë një tarifë 5 për qind, kush i dorëzon në fashën e dytë paguan 7 për qind dhe kush i dorëzon në fashën e tretë paguan 10 për qind”, vijoi kryeministri duke theksuar se çdokush që bën deklarim të rremë do të ndiqet penalisht. /abcnews.al