Adriatik Lapaj: Ndryshimet në Kodin Penal anti-Kushtetuese, vendimet në kushtet e pandemisë kanë probleme ligjore

schedule13:35 - 20 Prill, 2020

schedule 13:35 - 20 Prill, 2020

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për “ABC News” ka folur për pandeminë e koronavirusit ndryshimet në Kodin Penal dhe pasojat në vend.

Lapaj u shpreh se vendimet e marra deri tani nga ana Ekzekutivit nuk kanë qenë ato të duhurat. Sipas tij urdhrat e nxjerra në kushtet e pandemisë kanë pasur probleme ligjore. Sa i përket gjobave dhe faljes së tyre Lapaj tha se ky vendim u mor për shkak se gjobat ishin shumë të goditshme juridikisht në Gjykatë.

“Nga një anë tentojmë të nxjerrim jashtë qytetarë të dënuar nga Gjykatat për vepra penale që paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë dhe në anën tjetër vendosen masa për qytetarët që janë jashtë dhe mund të shkojnë në burg  për shkelje të karantinës. Por, vendimet e mënyrës së vuajtjes së dënimit përcaktohet nga Gjykata”, tha Lapaj.

Një akt normativ a merr vlera të jashtëzakonshme mbi Gjykatat në kushte të jashtëzakonshme?

Lapaj: Në asnjë rast nuk merr fuqi mbi Gjykatat. Vendimmarrja e organeve si Gjykatat rregullohen nga Kodet. Aktet normative të cilat miratohen në mënyrë të thjeshtë nuk mund të ndryshohen.

Disa nga personazhet që quhen ndryshe “vipat e botës së krimit” kanë pretenduar të kalojnë në arrest shtëpie, apo me detyrim paraqitje sepse vuajnë nga sëmundje të tjera dhe me pretendimin se rrezikohen nga koronavirusi. Sa është rreziku i abuzimit edhe në këtë drejtim?

Lapaj: Është një procedurë që duhet ta vendosë Gjykata dhje jo Këshilli i Ministrave me një akt normativ. Gjykata vlerëson rast pas rasti specifikat për të dënuarit. Ligji për të drejtat e dënuarve është në ato raste kur në burg bie në sëmundje dhe mund të dërgohen në karantinë shtetërore.

Gjithashtu ai theksoi se ndryshimet në Kodin Penalin duhet të bëheshin, por mënyra se si janë bërë janë antikushtetuese.

Ndryshimi i tyre duhet të bëhet me procedure standarde. Te ky kod nuk ka asnjë masë për zyrtarët shkelës, por vetëm për qytetarët. Nesër nuk do të mundemi të vendosim gishtin te këta shkelës”, tha Lapaj.

Avokati theksoi se ligji në fuqi për masat mbrojtëse ndaj sëmundjeve infektive nuk zbatohet siç duhet. “Në këtë pandemi qeveria ka marrë masa të drejta, por fakti që ndëshkohen vetëm qytetarët është i padrejtë”, u shpreh Lapaj.

Çështjet që zgjidhen në dhomë Këshillimi mund të realizoheshin dhe duket shumë i çuditshëm fakti se Gjykatat nuk punojnë.

Nuk arrij ta kuptoj se si një fasoneri nuk përbën rrezik, ndërsa Gjykata ku ka mundësi për të pasur distancë, të mbyllej.

Më tej ai theksoi se “Vettingu” është bërë në mënyrë të gabuar. Ishin 9 mijë gjoba që u anuluan. Në vend të ulej koha e Gjykimit është rritur numri i çështje, duke i kthyer Gjykatat në një zyrë që merr vendime edhe për Administratës Publike dhe drejtuesit e administratës i marrin pagat kot./abcnews.al