Policia e Lushnjes ka ndaluar një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës bënë të mundur kapjen e 43 vjeçarit Altin Dhamo, banues në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Ai është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë për vrasje me dashje, vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.
Njoftimi i Policisë Lushnje
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trikalon”.
Policia e Lushnjes kap dhe ndalon një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas.
Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme./abcnews.al