Policia në shtetin amerikan të Miçiganit vazhdon kërkimet për studentin që hapi zjarr në kampusin e universitetit, duke lënë të vrarë dy persona. Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin, 19-vjeçarin me ngjyrë James Eric Davis Jr dhe viktimat, që kanë rezultuar të kenë qenë prindërit e tij. Ndaj, sipas hetuesve, dyshohet që sulmi me armë të ketë pasur në sfond një çështje familjare. 19-vjeçari i qëlloi prindërit e tij në katin e katërt të godinës dhe më pas arriti të largohej. Ai ishte veshur me një triko blu, që më pas u gjet e braktisur nga agjentët. I cilësuar person me rrezikshmëri të lartë, për kapjen e Devis Junior janë angazhuar edhe agjentë federalë. Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes kampusi universitar është shpallur zonë e sigurtë./abcnews.al
Sulmi në universitetin e Miçiganit, vijojnë kërkimet për autorin
schedule22:51 - 2 Mars, 2018
schedule 22:51 - 2 Mars, 2018