Luhatje temperaturash, meteorologu zbulon si do të jetë moti 10 ditëshin e tretë të muajit prill

schedule09:30 - 20 Prill, 2020

schedule 09:30 - 20 Prill, 2020

Vendi ditën e sotme do të përfshihet nga vranësira të shoqëruara me reshje të dobëta. Meteorologu Hakil Osmani në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, bëri një parashikim të motit për 10 ditëshin e tretë të muajit prill.

“Kjo e hënë ka filluar me vranësira dhe në pjesën e dytë të ditës dot kemi një shtim më të dukshëm të reshjeve të shiut. Në orët e vona të natës pritet të kemi përfshirje të gjithë territorit me reshje shiu.

E marta pothuajse do të jetë me reshje shiu të cilat do të jenë më prezente në zonat veriore dhe qendrore dhe më të pakta do të jenë në zonat jugore. Kjo situatë do të jetë deri ditën e mërkurë, ndërsa të enjten presim një përmirësim të kushteve të motit.

Do të kemi sërish dominim të kthjellimeve. Reshjet pritet të jenë më intensitet lokal dhe do të sjellin rënie të vlerave termike, ku maksimumet do të shkojnë në 19-20 gradë celsius, ndërsa në zonat malore do të kemi rënie nga 1 në 2 gradë celsius.

Por, nga dita e enjte presim rikthim të temperaturave të lartë duke shkuar deri në 25-26 gradë celsius. Do të kemi një prezencë më të dukshme të erës. Në det shpejtësia e erës do të shkojë 25-30km/orë”,  tha meteorologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!