Këtë të dielë ka vijuar operacioni i riatdhesimit, ku pas Romës dhe Stambollit, në vend tashmë kanë mbërritur 134 shqiptarë të bllokuar në Milano, sërish në Itali.
Ndërkohë deri më tani numri i të riatdhesuarve ka shkuar në 390 pas atyre të Romës të shtunën, ndërsa mësohet se të martën e ka radhën për riatdhesim shqiptarët e mbetur në Frankfurt të Gjermanisë.
Shqiptarët e riatdhesuar do të plotësojnë një dokumentacion në Rinas dhe do të karantinohen në hotelet në Durrës për 14 ditë./abcnews.al