Është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ai është një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar”.
95 vjeçari mësohet se ka humbur jetën në banesën e tij në Pragë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije botuesi i tij çek, Petr Himmel.
Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tomi dhe Xherri”, por që mbërtheu para ekranit dhe të rriturit.
Në vitin 1960 me filmim i tij Munro, aifitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar. Po ashtu është nominuar dhe për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si të shmangësh një miqësi”./abcnews.al