Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Beckham dhe Rooney flasin hapur

schedule21:40 - 19 Prill, 2020

schedule 21:40 - 19 Prill, 2020

Janë të shumtë ata që pyeten mbi renditjen e më të mirëve të të gjitha kohëve në futboll. Lionel Messi e Cristiano Ronaldo po luftojnë deri në fund të karrierës për t’u cilësuar si mbretërit e pakonkurrueshëm të futbollit, me shpresë për të ulur nga froni edhe të tillë si Pele e Maradona, dhe dy anglezë të shquar dhanë opinionet e tyre.

David Beckham Bekam dhe Wayne Rooney folën, veç e veç, duke ia dhënë votën pikërisht Messit. Ish-mesfushori i shquar i Manchester United, Realit të Madridit, Milanit e PSG-së, nuk pati dyshime.

“Mesi është i vetëm në klasin e tij si lojtar. Është e pamundur që të ketë një tjetër si ai. Ai, ashtu si Cristiano Ronaldo që nuk është në nivelin e tij, janë më lart se të tjerët në botën e futbollit”.

Beckham u ndesh me Messin kur PSG u përball në Champions me Barcelonën në 2013-ën: “Ne ishim në kryesim përpara se Messi të hynte në fushë. Më pas, ai u aktivizua dhe Barcelona shënoi. Ne barazuam ndaj Barcelonës, ndonëse u eliminuam, kjo është krenari”.

Gjykimi i Wayne Rooney gjithashtu peshon shumë, pasi ai ka qenë shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Manchester United: “Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë. Ai është një vrasës, por Lionel Messi të torturon përpara sesa të vrasë. Cristiano punoi me ambicie dhe vullnet të paparë për t’u bërë ai që është sot. Ai dhe Messi janë më të mirët në botë, por pavarësisht miqësisë me Cristianon, unë jam për Messin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!