PD-qeverisë: Konvaleshenca e Durrësit u kthye në karantinë, pse paguan hotelet e Sadri Abazit?

schedule19:54 - 19 Prill, 2020

schedule 19:54 - 19 Prill, 2020

Partia Demokratike kërkon një përgjigje nga qeveria se pse shqiptarët e atdhesuar nuk po e bëjnë karantinën tek kavalishenca në Durrës që u vendos të bëhej karantinë, por po paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij për strehimin e tyre.

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi shkruan se qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron, ajo po bën marrëveshje të pista në kohë të vështira për të pasuruar dhe mbushur xhepat e sadriabazëve të tij.

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund, duke theksuar se qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën.

https://www.facebook.com/gjunkshixhemal.al/videos/2005390949594831/

Postimi i plotë:

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë?

Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!