Të izoluar që prej pesë javësh, më në fund fëmijët kanë mundur të kenë pak liri. Këtë të dielë me urdhër të kryeministrit fëmijët, të shoqëruar nga nënat, kanë mbushur sheshet e kryeqytetit deri në orën 11.00 të paradites. Për disa orë tirana dukej ndryshe duke na dhënë një atmosfere shprese.
Nënat tregojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë menaxhimi i fëmijëve brenda katër mureve për një periudhë kaq të gjatë
“Është e vështirë, por me raste fëmijët merren me mësim dhe pjesën tjetër e kalon me aktivitete të tjera”, është shprehur një nënë.
Një tjetër qytetare thekson se është e vështirë të merresh me fëmijët në shtëpi, por një mënyrë është duke i aktivizuar me vizatime e gjëra të tjera që mund ti bëjnë në shtëpi.
Ajo që u mungon më shumë fëmijëve është shkolla. pavarësisht mësimeve të ofruara on line, ata thonë se e kanë të vështirë ta kuptojnë mësimin përpara pajisjeve elektronike.
“Do të doja të isha në klasë me shkokët”, shprehet fëmijë.
Fëmijët shprehin dëshirën për të qenë në shkollë pasi e kanë të vështirë mësimin online.
Por si është një ditë e fëmijeve në izolim?
“Lojëra elektronike, ushtrime fizike”.
Orët e lirisë jashtë shtëpisë duket se nuk janë respektuar ashtu sic duhet nga fëmijë e prindër të cilët shpesh nuk u kujtuan për distancën sociale.
Ora 11.00 erdhi pa kuptuar dhe ishte policia ajo që u kujtoi se ishte koha për tu rikthyer në shtëpi.
Pati dhe nga ata prindër që vijuan të qëndrojnë në rrugë bashkë me fëmijët edhe pas orarit të lejuar./abcnews.al