Bota muajt e fundit po kalon momente shumë të vështira për shkak të koronavirusit që ka marrë jetën e mijëra personave dhe mbi 2 milion të tjerë në rang global janë të infektuar. Në këtë periudhë kur të gjithë janë të frikësuar nga sëmundja lindja e foshnjave është një nga momentet që i jep jetë secilit në këto kohë gtë vështira.
Dy prindër nga India kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë për foshnjën e tyre, i cili ka lindur të periudhën e zezë të koronavirusit. Emri që ato kanë zgjedhë për fëmijën e tyre do të bëjë që këtë periudhë ta kujtojnë në çdo moment dhe në të ardhmen.
Çifti ka vendosur ta quajë fëmijën e tyre “Dezinfektues” (Sanitizer), në momentet kur ky është produkti më i përdorur për vetëmbrojtje nga Covid 19 në të gjithë botën.
Ata thanë se zgjodhën atë emër sepse dezinfektanti kishte kapacitetin të luftonte kundër virusit, dhe shtuan se stafi mjekësor po qeshte kur ata njoftuan për emrin. Babai i foshnjës Omvir Singh nga Saharanpuri i Indisë, është shprehur se kur njerëzit të flasin për kroonavirusin në të ardhmen, do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan./abcnews.al