Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shumë ushqime dhe… dy viça, Salah nuk e harron vendin e origjinës

schedule12:56 - 19 Prill, 2020

schedule 12:56 - 19 Prill, 2020

E gjitha bota po përballet me koronavirusin dhe njerëzit janë mbyllur brenda shtëpive të tyre. Shumë kanë humbur punën, të tjerë nuk dalin dot për të punuar dhe varfëria është shtuar shumë. Mungesa e ushqimit është një nga problemet kryesore dhe Momo Salah ka vendosur të ndihmojë në këtë aspekt.

Ylli i Liverpool ka dhuruar ushqim falas për banorët e Nagrig, vendi i origjinës, veprim që është konfirmuar nga babai i tij. Egypt Independent raporton se sulmuesi i “The Reds” ka menduar t’i dhurojë sadopak buzëqeshje dhe t’i mbushë barkun familjeve të prekura nga kjo krizë.

Përveçse ka dhuruar sasi të mëdha ushqimesh, Salah ka premtuar edhe therjen e dy viçave për bashkëatdhetarët e tij nga Nagrig. Babai i 27-vjeçarit shton se Momo i uron shëndet popullit egjiptian dhe e nxit të zbatojë rregullat e karantinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!