Një 16-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Vrasja ndodhi në Spitallë të Durrësit. Policia ka arrestuar autorin, por ende nuk i ka marrë dëshminë për të zbuluar motivin e krimit.
Anxhelo Gjokazaj ndërroi jetë në spital pak orë pasi mbeti i plagosur nga bashkëmoshatari i tij, Devi Lala.
I6-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë goditjes që mori me thikë, pavarësisht se mjekët tentuan ta mbajnë në jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në Spitallë të Durrësit.
Viktima sapo kishte lënë ambientet e shkollës në të njëjtën zonë.
Adoleshenti nuk ishte pranuar në orën e mësimit, pasi ishte paraqitur me vonesë. Aty është ndeshur me 17 vjeçarin Devi Lala.
Dy të rinjtë, të cilët njiheshin, kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.
Menjeherë pas kësaj, sipas dëshmitarëve, në vendngjarje Devi Lala ka goditur me thikë 16-vjeçarin, duke e lënë përtoke të gjakosur.
I plagosuri u dërgua në spital nga banorë të zonës, ndërsa Policia mundi të arrestojë autorin pak minuta më vone.
Nuk dihet motivi, pasi autori ende nuk ka dhënë ndonjë version për shkak të gjendjen së rënduar psikologjike.
Policia ka marrë në pyetje familjare por edhe shokë të viktimës dhe autorit për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që çoi deri në vrasjen e një të riu./abcnews.al