Dy emra në tavolinë për Milanin, Igli Tare “fut hundët”

schedule09:38 - 19 Prill, 2020

schedule 09:38 - 19 Prill, 2020

Milan, Roma, Lazio: tre klube që në verë pritet të bëjnë lëvizje në merkato. Dy skuadrat e para kanë në dorë një mbrojtës të djathtë. Raportohet se Noussair Mazraoui, anësori i Ajax, i është propozuar kuqezinjve dhe kryeqytetasve.

Klubi holandez kërkon shumën e 10 milion eurove për kartonin e mbrojtësit, shifër e arsyeshme. Marokeni, sezonin e shkuar ka qenë titullar absolut, ndërsa në kampionatin aktual ka luajtur vetëm 13 ndeshje. Në fakt ai ka pasur probleme me dëmtimet dhe kjo e ka penalizuar.

SZOBOSZLAI – Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka kontaktuar së fundmi me menaxherin e një tjetër talenti. Vlonjati kërkon të transferojë në Serie A Dominik Szoboszlai, hungarezin 19-vjeçar që është pjesë e RB Salzburg në Austri.

Futbollisti i kombëtares hungareze, i cili luan si mesfushor i krahut të majtë, kërkohet edhe nga klube të tjera. Ndër to është edhe Milani, që tani duhet të përballet me konkurrencën e Lazio dhe aftësitë e Igli Tares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!