Futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ka treguar me anë të disa videove të publikuara në Instagramin e tij zyrtar se si po i shtyn ditët e izolimit. Një ide gjeniale: Shkodrani ka luajtur me familjen e tij lojën e famshme, Ludo King.
Jo me pajisje teknologjie, por në jetën reale. Një tapet të shtëpisë së tij, Shtubina e ka shfrytëzuar si tabelën e Ludo King, ndërsa së bashku me tre pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, kanë luajtur. Shtubina hedh i fundit zarin dhe duket se ka shumë fat, pasi i djeg të gjithë me radhë.
Një video shumë gazmore, që nuk duhet humbur./abcnews.al