Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjatë 2 muajve vdiqën më shumë civilë në Lombardi sesa gjatë Luftës së Dytë Botërore

schedule15:55 - 18 Prill, 2020

schedule 15:55 - 18 Prill, 2020

“Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Kështu ka deklaruar komisari i Emergjencave Civile, Domenico Arcuri.

 



“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 000 civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë. Prandaj ne duhet të veprojmë me kujdes gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit” – ka vijuar më tej Arcuri

Italia është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin e të vdekurve nga koronavirusi. Në shtetin fqinjë deri tani kanë humbur jetën 22 745 persona dhe janë 172 434 te infektuar me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!