Lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

schedule08:50 - 18 Prill, 2020

schedule 08:50 - 18 Prill, 2020

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmë në vend. Tërmeti me madhësi 3.6 i shkallës Richter është regjistruar pas mesnate.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Dumresë. Ndërkaq, thellësia e tij ka qenë 5 km, shkruan abcnews.al.

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që mori edhe jetë njerëzish nëntoka shqiptare vijon të jetë aktive. Me dhjetëra lëkundje tërmeti regjistrohen në vend, ndonëse jo me madhësi të lartë, ndërsa herë pas here zhvendoset edhe epiqendra.

 

/abcnews.al