Mbyllen tregjet në disa qytete, tregtarët: Kryetari i Bashkisë e merr rrogën, ne si ti ushqejmë fëmijët

schedule23:48 - 17 Prill, 2020

schedule 23:48 - 17 Prill, 2020

Fluksi i qytetarëve dhe mosrespektimi i distancimit social të tyre ka detyruar Bashkitë në disa qytete të mbyllim tregjet që nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare.

Pas shtimit me katër raste me COVID- 19 në Krujë, tregu agro-ushqimor i qytetit është mbyllur.

Vendimi erdhi si rrjedhojë e grumbullimeve të qytetarëve dhe mosrespektimin të distancimit social.

Mbylljen e aktivitetit tregtarët e mësuan këtë të enjte.

 “Duke qenë se këtu vijnë nga të gjitha zonat e rrethi të Krujës, natyrisht që paniku është i madh”, shprehet ai.

Tregtarë të tregut të orizit Vlorë në ditën e tretë pa punë janë ndalur para prefekturës për të kërkuar rikthimin në punë. Sipas tyre mbyllja e tregut është bërë e padrejtë.

 “Dikush është me qira, dikush është me qira, secili ka hallet e tij. Ku do të shkojmë jemi me qira, do të na nxjerrin nga shtëpia, ku do ti çojmë fëmijët. Kryetari i Bashkisë e merr rrogën”, shprehet ai.

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj pas takimit me tregtarë  u shpreh se mbyllja e tregut është pa afat.

“Në kushtet që ndodhemi nuk duhet të lejojmë që tregu i fabrikës së orizit të bëhet vatër e një infeksioni masiv”, tha Mamaj.

Edhe në Durrës tregtarët e Tregut Industrial janë hedhur në protestë pasi ju është refuzuar paga e luftës, e  premtuar më herët. Ata shprehen se prej datës 10 mars janë të bllokuar e për pasojë kanë mbetur pa bukë për familjet e tyre.

 “Jemi grumbulluar për ti thënë qeverisë se jemi pa bukë. Na kanë mbyllur tregun dhe jemi pa bukë. Jemi rreth 1000 tregtarë dhe fëmijët tanë nuk kanë ku të ushqehen”, shprehet një qytetar.

Sipas vendimit të qeverisë që me 12 Mars këta tregtarët kanë mbyllur aktivitetet në Tregun Industrial./abcnews.al