20 prilli i vitit 2010 nuk harrohet kurrë nga tifozët e Interit. Makineria e frikshme e Jose Mourinhos fitonte 3-1 gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Barcelonës më të fortë në histori dhe vuloste, në një “San Siro” të zjarrtë, kualifikimin në finalen e madhe të Madridit.
Zikaltrit zhvilluan një ndeshje perfekte, ndërsa në fund ndodhte edhe gjesti aspak i bukur i Mario Balotellit, i cili hodhi i acaruar fanellën, duke shkaktuar acarimin e tifozëve dhe shokëve të skuadrës. Mbi të gjithë të Marco Materazzit, i cili e kujton në këtë mënyrë atë episod.
“Po, i dhashë një të rrahur të mirë, por jo për hedhjen e fanellës. Unë e dua fort Marion, por ai e meritoi pas hedhjes së fanellës në ndeshjen e famshme me Barcelonën. Sot jemi më shumë se miq, praktikisht jemi si vëllezër. Atë ditë bëri një veprim që nuk duhet ta kishte bërë: luajti shumë keq.
Tema e hedhjes së fanellës në tokë kaloi në plan të dytë. Sapo u fut në lojë, gjuajti nga larg në vend që të nisej në kundërsulm. Milito u tërbua në pankinë, isha gati ta vriste”, deklaron Matrix. /abcnews.al