Flakët e zjarrit pasditen e kësaj të premteje kanë përfshirë një hapësirë të mbjellë me ullinj që për shkak të erës ka përparuar edhe në ferra e shkurre.
Burime për Abc News bëjne me dije se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit të cilat kanë mundur të neutralizimin një vatër zjarri, duke e fikur atë, ndërsa më pas janë përballur me nje tjetër vatër.
Favorizuar edhe nga era,flakët kanë vijuar për disa orë dhe më pas janë fikur. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit. /abcnews.al