Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të premte i ka dërguar një letër të katërt kryeministrit në Detyrë Albin Kurtit duke i kërkuar sërish emrin e mandatarit për ta formuar qeverinë.
Thaçi në letren e tij thekson se duke qenë se letrat e mëparshme akoma nuk kanë marrë një përgjigje për emrin e mandatarit të ri dhe mosrefuzimi nga ana e Kurtit nënkupton që duhet të dërgojë një emër.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, shkruan Thaçi.
Presidenti Thaci edhe njëherë i kërkoi Kurtit në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.
“Prandaj, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”, i shkruan Thaçi-Kurtit./abcnews.al