Një 31-vjeçar nga Shupenza është arrestuar mëngjesin e sotëm në Dibër pasi kërkohej nga autoritet italiane. Ervis Murra alias Ervis Manna u ndalua nga shërbimet operacionale të Dibrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian pasi akuzohet për veprën penale “vjedhje me armë”.
Lexo edhe: Hapi lokalin pa leje: Policia arreson durrsakun, i sekuestrohet edhe pistoleta
Lidhur me këtë fakt Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali e ka dënuar Murrën me 5 vite burg.
Tashmë materialet hetimore për 31-vjeçarin i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër./ abcnews.al