Sipas MeteoAlb: Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë, kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore. Ndërkohë mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 4°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 22°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h gjatë paradites, por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /abcnews.al