Basha përsërit thirrjen: Pa testimet e duhura dalja nga karantina do të bëhet e rrezikshme

schedule18:45 - 16 Prill, 2020

schedule 18:45 - 16 Prill, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha në një videokonferencë me gazetarët u shpreh se duhet të rritet numri i testimeve. Basha theksoi se testimi i personave që janë në kontakt të përditshëm me individë me COVID-19 nuk po bëhet në masën e duhur.

Gjatë fjalës së tij lideri i PD u shpreh se pa testimin e duhur do të jetë e vështirë që vendi të dalë nga karantina, ndërsa përsëriti edhe njëheri thirrjen e tij për testime për COVID-19.

“Përsëris qëllimin tonë i cili nuk ka pasur vëmendjen e duhur për të ndryshuar strategjinë. Nëse kjo nuk ndryshon do ta kemi shumë të vështirë ta drejtojmë vendin drejt ta hapjes dhe ti japim fund mbylljes së ekonomisë.

Pa testimin e duhur dalja nga karantina do të bëhet e rrezikshme. Jemi në një situatë ku mijëra familje në nevojë nuk janë kontaktuar, pranë opozitës po rritet numri i ankesave që nuk marrin asnjë lloj ndihme, për të këtë i bëj thirrje autoriteteve të shpërndajnë të paktën ndihmën e parë dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente.

Ditën e hënë është bërë publike paketa e dytë dhe ende sot nuk kemi detaje konkrete. Theksoj  se vonesa e paketës së dytë ka nxjerrë në pah një problem në mbështetjen e biznesit. Pra, në vend që të bëjmë gjithçka që të mos kemi largim nga puna, po inkurajomë të kundërtën. Synimi ynë do të jetë që biznesi të mos detyrohet të largojë punonjësit nga puna”, tha Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!