Përplaset për vdekje këmbësori në rrugën Elbasan-Librazhd

schedule21:05 - 1 Mars, 2018

schedule 21:05 - 1 Mars, 2018

Një i moshuar humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Labinot-Fushë.
Mësohet se një mjet ka aksidentuar me vdekje këmbësorin, Isuf Bala, 74 vjeç, dhe më pas është larguar.
Forcat e policisë janë vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, ndërsa po punohet për sqarimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al