Ishtë në gjendje të rëndë, humb jetën pacientja me koronavirus në Kosovë

schedule17:50 - 16 Prill, 2020

schedule 17:50 - 16 Prill, 2020

Një tjetër viktimë si pasojë e koronavirusit është regjistruar në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive e QKUK-së.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka humbur jetën një paciente me inicialet F.H e lindur në vitin 1949 nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është shtruar në klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Njoftohet gjithashtu se pacientja ishte në gjendje të rëndë qëkur u shtrua në Klinikën Infektive. Më pas testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv. Përveç virusit korona, gruaja raportohet të ketë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!