Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngrënia e kafshëve “ekzotike” dhe koronavirusi, qindra qen shpëtohen nga thertorja në Kinë

schedule17:14 - 16 Prill, 2020

schedule 17:14 - 16 Prill, 2020

Me qindra kafshë shtëpiake të vjedhura janë shpëtuar nga një thertore e cila punonte në të zezë në Kinë.

Një numër i madh qensh i kanë shpëtuar thikës në një kohë që kur personat që mbrojnë të drejtat e kafshëve përsërisin thirrjet për ndalimin e ngrënies së mishit të këtyre kafshëve shtëpiake, shkruan abcnews.al

Foto të shpërndara në media tregojnë me qindra qen të mbyllur nëpër kafaze, të kequshqyer dhe plagosur që më në fund shpëtohen nga thertorja në provincën Henan.

Lajmi vjen në një kohë kur të paktën 2,109,452 persona rezultojnë të infektuar me koronavirus rreth e qark botës, virus ky që është i lidhur me ngrënien e kafshëve ekzotike në Kinë.

Aktivistët i kanë kërkuar Pekinit që të ndalojë ngrënien e kafshëve të egra, përfshirë këtu edhe nishin e maceve apo qënve, pas përhapjes së epidemisë së Covid-19 në qytetin e Ëuhan-it në dhjetor.

Një total prej 423 qensh, shumica besohet të jenë të vjedhur, u shpëtuan gjatë operacionit që u mbajt më 3 prill. Shifrat janë publikuar nga organizata bamirëse e kafshëve “Humane Society International (HSI).” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!