Kryetari i Unionit Turistik: Duke ndihmuar turizmin mund të prodhojmë shumë më shpejt para

schedule16:52 - 16 Prill, 2020

schedule 16:52 - 16 Prill, 2020

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa në një intervistë për “ABC News” ka folur për sektorin e turizmit dhe vështirësitë me të cilat po përballet për shkak të situatës së  COVID-19.

Në studion e “ABC News”, Kasa tha për gazetarin Endi Xhafo se këtë vit turizmi do të përballet me vështirësi. Ai theksoi se kompanitë që punojnë me kontrata garancie dhe nuk i kanë kanceluar kontratat,  për momentin vazhdojnë të shesin dhe u shpreh se ky është një lajm i mirë.

“Përveç fatkeqësisë natyrore kishim edhe goditjen nga tërmeti, dhe pothuajse në përgjithësi turizmi nuk e kishte marrë veten. Ajo që na shqetëson është liberalizimi i vizave, si do të procedohet, çfarë protokolli do të ketë.

Duhet të jemi të qartë që nuk do të kemi të njëjtat shifra, por me pak përpjekje mund të shpëtojmë sezonin. E gjithë kjo varet nga fluturimet, për ne si sektor çdo gjë është gati dhe për fat të mirë janë mbajtur në punë shumë punonjës”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se janë bërë përpjekje për t’u arritur një staf i kualifikuar dhe largimi nga puna është i vështirë për tu bërë, pasi është vështirë të arrihet një staf i tillë.

“Mbi 50% e subjektit të turizmit është në funksion të biznesit të madh. Mirë që do të marrësh borxh, por do të marrësh dhe me interes.

Në kushtet aktuale ku kontratat janë ulur dhe nuk ka të ardhura të tjera. Biznesi i madh ndryshe nga Italia apo Greqia janë të hapura thuajse gjatë gjithë vitit, referuar edhe kohës së mirë që kemi. Por në këto momente ka zero të ardhura.

Tani si do të paguash punonjësit të cilët nuk janë në punë. Për këtë periudhë që ndodhi kjo pandemi, ne kërkojmë që me rezervat e tyre apo me kredi bizneset ta shtyjnë këtë periudhë dhe gjatë verës të rikuperojmë humbjet dhe të çlirohen nga tatimet. Me paratë e fituara të rikuperohen humbjet e stërgjatura”, tha Kasa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!