Një numër i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, pavarësisht situatës së koronavirusit, në Michigan për të protestuar kundër masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë. Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, me mijëra makina duken teksa bllokojnë qarkullimin e nisen drejt zyrave të qeverisë në Lansing.
Mes qytetarëve ka zemërim pasi guvernatori i vendit Gretchen Whitmer njoftoi se masat shtrëngurse për të menaxhuar krizën e koronavirusit në vend do të zgjaten. Kjo ka bërë që ata që kanë mbetur pa shkuar në punë dhe bizneset të kërkojnë që qeveria “të rihapë ekonominë e vendit.”
Në një video të ndarë në Facebook, mund të shihen njerëzit që nuk zbatojnë rregullat e distancimit fizik ndërsa në sfond dëgjohen edhe boritë e makinave që bien pa pushim.
https://www.facebook.com/Breitbart/videos/160308475280178/
Njërëzit në rrugë dhe makina shihen teksa mbajnë në duar flamurë amerikanë si dhe pankarta ku lexohet “Biznesi i vogël është jetik” dhe kërkesa të ndryshme që kanë qytetarët.
Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, në Michigan numërohen 28,059 të infektuar dhe 1,921 viktima nga koronavirusi. /abcnews.al/

