Hajdari ironi me Ramën: Është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk e sheh çfarë ndodh

schedule15:53 - 16 Prill, 2020

schedule 15:53 - 16 Prill, 2020

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur me anë të një statusi në rrjetet sociale deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh gjatës fjalës së tij në Kuvend se ajo jeton në hënë dhe nuk ka lidhje me realitetin. Hajdari thotë se Rama është i izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk e sheh varfërinë ku është futur vendi.

“Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë. Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.
Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.

Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.
Keqardhje!”, shkruan Hajdari në statusin që e ka shoqëruar edhe me një foto nga shtëpia e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe: Rama: I vetmi Kod Penal në Europë që nuk ka asgjë, dënimet jo për popullin por shkelësit

Kreu i qeverise u shpreh gjatës fjalës së tij se Hajdari flet nga hëna për çështje që nuk kanë lidhje me realitetin dhe pandeminë me të cilën po përballet vendi.

“Zonja Hajdari, na drejtohet nga Hëna edhe në kushte normale, mendoni se sa lidhje me realitetin kanë fjalët e saj, sipas saj duhet të punojmë për të ndërhyrë në Kod për pandeminë dhe të ndërhyjmë kur të mos ketë më, se çfarë ndodh ndërkohë dhe çfarë pasojash ka ky boshllëk në legjislacion këtë nuk e thotë.

Jam i bindur se në sinqeritetin e saj nuk e mendon, nuk po hyj në ato pjesë të përsëritura që lidhen me person tim se nuk e ndihmoj dot në këtë lidhje të pazgjidhur me personin tim dhe me nevojën që ka për të adresuar personin kur flet për një çështje, ne jemi për ti marrë me çështje dhe jo me persona, ky propozim është i mbështetur gjerësisht pavarësisht se nga hëna ku banon zonja Hajdari nuk kemi një sinjal pozitiv, e përshëndes për qëndrimin në hënë, dhe e siguroj se do vazhdojmë punën dhe do bëjmë çmos të mbrojmë shqitarët nga ky boshllëk që kemi në kodin tonë”, u shpreh Rama në Kuvend./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!