24 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus këtë të enjte në vendin tonë duke e çuar në 518 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar deri më tani.
Harta e të prekurve është zgjeruar në 7 qytete, ku kryeson për raste të reja Shkodra me 83 te infektuar deri më tani, ndërsa i është shtuar hartës së qyteteve me të infektuar me koronvairus edhe Mallakastra.
Mallakastra ka shënuar rastin e parë të personave me Covid 19 që ëhstë infermierja e qendrës shëndetsore të Aranitas.
Rastet e reja në 24 orët e fundit
12 raste Shkodra
3 raste Tirana
3 raste Kukësi
3 raste Fieri
1 rast Kavajë
1 rast Korçë
1 rast Mallakastër.
Mes të 24 të infektuarve 6 prej tyre ishin personel mjekësor. Ndërkohë fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka humbur betejën me koronavirusin një 64 vjeçare duke e çuar bë 26 numrin e viktimave në Shqipëri. /abcnews.al

