Ka shkuar në dhjetë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.
Viktima e fundit është një 73 vjeçare e cila ka humbur jetën këtë të enjte në Klinikën Infektive.
Ndër të tjera Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë.
Gjithashtu bëhet me dije se e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese./abcnews.al