Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend, ku mbahet seanca plenare.
Në një situatë të pazakontë, në kushtet ku vendi është në izolim, deputetët janë mbledhur për të diskutuar aktet normative.
Pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga qeveria, ku mes të tjerash parashikohet dënimi deri në 15 vjet burg për këdo që shkel karantinën dhe mund të shkaktojë vdekjen e personit si pasojë e infektimit. /abcnews.al