Një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme për përdorim gjatë vjeshtës për profesionistë të kujdesit shëndetësor ,përfshirë urgjencën në SH.B.A.
Kjo u raportua nga Kizzmekia Corbett, një shkencëtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan, i angazhuar në kërkime mbi koronavirusin, shkruan Tgcom24.
“Ne kemi për qëllim që deri në vjeshtë të kemi një vaksinë kundër koronavirusit që do të përdoret për punonjësit e shëndetit të vijës së përparme ndërsa për popullin e gjerë, objektivi është pranvera e ardhshme,” shpjegon ai./abcnews.al