“Deputeja më e urtë”, Ralf Gjoni revolton socialistet në Kuvend

schedule10:38 - 16 Prill, 2020

schedule 10:38 - 16 Prill, 2020

Deputeti Ralf Gjoni ka revoltuar deputetet e PS në Kuvend. Gjoni kërkoi  që të tërhiqet amendamenti i propozuar nga deputetja Edlira Bode, për ndryshimet në Kodin Penal, i cili parashikon mes të tjerash 15 vite burg për këdo që shkel karantinën.

Gjoni e cilësoi atë si një nga deputetet më të urta në Kuvend dhe sipas tij është keqpërdorur.

Futja vjedhurazi dhe në mënyrë tinzare e një amendamenti duke keqpërdorur një deputete të nderuar mjeke që është nga më të urtat dhe nga më të pakfolurat  në Kuvend. Ju lutem nga më korrektet , një nga njerëzit më me integritet. Keqpërdorimi i një zonje të nderuar në këtë parlament për ti trajtuar qytetarët shqiptarë si kriminelë

Zoti kryetar amendamri i zonjës Bode për të amenduar Kodin Penal në kundërshtim me kushtetutën. Nuk kërkoj falje sepse kam respekt shumë të madh,mendimi i zonjës Bode është i papranueshëm. U bëj kërkesë, të tregojë minimunim e dinjitetit dhe  ta tërheqë amendamentin e zonjës Bode. Rendi i ditës nuk mundet të trajtojë sot amendamentin e zonjës Bode”, tha Gjoni.

Pasi shkaktoi tension tek deputetet e PS, të cilat i kërkuan të tërhiqet pas ato që tha, Gjoni i kërkoi falje deputetes. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!