Në Forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Gjenevë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kreu i kuvendit të Shqipërisë vlerësoi nismat e Kombeve të Bashkuara, të cilat do të ndihmojnë në mënyrë të veçantë politkëbërsit shqiptarë për të vendosur axhendën e punës, mandatin politik ose axhendën e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian, në kontestin global të zhvillimit të qëndrueshëm.
Shqipëria dhe Parlamenti u shpreh kryetari i Kuvendit janë të angazhuar plotësisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi për rritjen e transparencës përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe rritjen e aksesit të publikut te drejtësia./abcnews.al