Duka i pikëlluar: Nuk e përcollëm dot nënën siç e do tradita

schedule17:59 - 15 Prill, 2020

schedule 17:59 - 15 Prill, 2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar për humbjen e mamasë së tij, Vajdie Duka.

Vëllai i presidentit Duka, Agron Duka, njoftoi në faqen e tij zyrtare për vdekjen e mamasë së tyre dhe e gjithë bota e futbollit në Shqipëri shprehu mesazhet ngushëlluese. Sot, numri një i FSHF-së i falënderoi të gjithë, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook:

“Të nderuar Miq,

Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.

Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen. Ju përqafoj të gjithëve!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!