Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ka publikuar me të vërtetë një foto prekëse. Një mjek, shkroi numrin 13 dhe emrin e Romagnolit mbi uniformën e tij të bardhë. Dhe kapiteni e Milanit, e shpërndau në faqet e tij zyrtare, duke shkruar:
“Dje mora këtë foto… ky djalosh kishte shkruar: “Ti je idhulli im”. Dhe unë iu përgjigja: “Idhulli i vërtetë je ti këtu”. Jo vetëm ky djalosh, por të gjithë ata që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën.
Nuk ka dhuratë më të madhe. Ju jeni krenaria jonë dhe e vetmja gjë që mund të bëj, është të them: FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”, shkroi Romagnoli./abcnews.al