Juventusi u prek nga COVID-19 dhe ishin tre futbollistë që dolën pozitivë. Së fundmi klubi bardhezi ka njoftuar se dy prej tyre janë shëruar dhe bëhet fjalë për Ruganin, i cili ishte i infektuari i parë te bardhezinjtë, dhe francezin Matuidi.
“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi iu nënshtruan, protokollit, një testi të dyfishtë për COVID-19. Testet sollën përgjigje negative dhe lojtarët janë shëruar plotësisht dhe nuk është e detyrueshme të qëndrojnë të izoluar në shtëpi”, thuhet në deklaratën e klubit italian.
Edhe Paolo Dybala ka dalë pozitiv me Coronavirus dhe pritet përgjigja e testit tjetër për të mësuar nëse ai dhe partnerja e tij ia kanë hedhur. /abcnews.al
. @DanieleRugani and @MATUIDIBlaise have recovered from Covid-19https://t.co/6i7mJlVpPy pic.twitter.com/HRJiS3CZgo
— JuventusFC (@juventusfcen) April 15, 2020