Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 25 nurmin e viktimva nga Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se pacienti 90-vjeçar nga Fieri, ishte i intubuar prej 11 ditësh dhe vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Ndërkohë ditën e sotme janë konfirmuar 19 raste të reja, dhe ka shkuar në 494 numri i të prekurve, shkruan abcnews.al.
Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Sipas ministrisë, pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast
/abcnews.al

