Florian Marku, boksieri shqiptar i cili momentalisht ndodhet në Londër, po stërvitet në shtëpinë e tij. Ai po ndjek rregullat e autoriteteve, ndërkohë që shpesh herë edhe vetë u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
Gjatë kësaj kohe ai ka kujtuar disa nga ndeshjet e tij, duke postuar video dhe detaje të tjera. Së fundmi Marku tregon se çfarë i ka ndodhur në ndeshjen e katërt për të në boksin profesionist, kundër Tommy Broadbrent.
“Kjo ka qenë ndeshja e katërt për mua në boksin profesionist, kundër anglezit Tommy Broadbent, i cili filloi provokimet, siç do e shikoni gjatë peshimit duke folur, por edhe gjatë gjithë ndeshjes. Pastaj vraponte për të shpëtuar.
Arbitri ishte kundra meje dhe i fliste rregullisht anglezit sepse mendonte që unë nuk kuptoja, por kjo gjë se ndihmoi dot, sepse aty jam vetëm unë dhe kundërshtari”, shkruan Marku në faqen e tij në “Facebook”, ndërkohë që ka postuar edhe pamje nga ndeshje me rivalin e tij britanik. /abcnews.al