Vijojnë reshjet në Elbasan/Përkeqësohet situata në fshatra

schedule12:20 - 1 Mars, 2018

schedule 12:20 - 1 Mars, 2018

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit. Segmentet nacionale janë të hapura, por në Qafthanë drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me shumë kujdes për shkak të ngricave dhe terrenit të rrëshqitshëm. Aksi nacional që lidh Librazhdin me Peshkopinë dhe Fushë Studen është i bllokuar. Zonat e thella malore, gjithashtu janë të bllokuara dhe nuk po zhvillohet procesi mësimor.  Situata po rëndohet dhe më problem e kanë banoret që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe energji elektrike. Grupet e punës janë në terren por është e vështirë që të çahet dëbora dhe ne fshatra ka nisur të ketë probleme edhe me bazën ushqimore për bagëtitë. /abcnews.al