Jemi mësuar që transferimet e lojtarëve t’i zbulojmë nga mediet, agjentët e vetë futbollistëve, por dhe nga shokët e skuadrës. Megjithatë, nuk kemi dëgjuar që një transferim ta zbulojë… berberi.
Mbrojtësi francez i Leipzig, Dayot Upamecano, është i kërkuar nga shumë skuadra të njohura, sidomos në Premier Legue. Upamecano nuk ka pranuar të rinovojë me klubin gjerman dhe ka një klauzolë 60 milion euro në kontratë.
Në verë, talenti francez do të largohet dhe berberi i tij, ka zbuluar se do të transferohet në Londër. Gjithçka ka ndodhur në rrjetet sociale dhe spekulimet kanë filluar menjëherë. Të tre klubet londineze, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham, interesohen për Upamecanon./abcnews.al