U arratis dhe u kap, Burgjet rrëfejnë çfarë ndodhi me të dënuarin

schedule14:47 - 14 Prill, 2020

schedule 14:47 - 14 Prill, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar arratisjen dhe më pas kapjen e të dënuarit në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Bëhet e ditur se shtetasi Eduard Çakaj, është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të burgut për të marrë pjesë në seancën e planifikuar në orën 11:30.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t’u kthyer sërish në institucion.

Mirëpo, gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai i’u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen.

Aventura e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është kapur brenda pak minutash dhe ëshë futur sërish në qeli.

Deklarata e plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se sot më datë 14.04.2020, rreth orës 12:40, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tepelenë, i burgosuri E.S, i datëlindjes 19.07.1987, ka tentuar të arratiset nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shtetasi E.S, është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të IEVP Tepelenë, për të marrë pjesë në seancën e planifikuar datë 14.04.2020 ora 11:30.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i paraburgosuri është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t’u kthyer sërish në institucion.

Gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai i’u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen.

Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së IEVP-së Tepelenë, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar Policia e Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe janë duke vazhduar hetimet për rrethanat e ngjarjes, shkaqet, përgjegjësitë konkrete të punonjësve.

Shtetasi E.S,  ka pasur masën e sigurisë “arrest me burg” që nga data 25.09.2019, i dyshuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet e menjëhershme për të vlerësuar, analizuar dhe hetuar ngjarjen.