Prapaskena: Terry ishte shitur, një legjendë prishi gjithçka

schedule11:58 - 14 Prill, 2020

schedule 11:58 - 14 Prill, 2020

John Terry është një legjendë te Chelsea, por për këtë duhet të falënderojë një tjetër legjendë në klubin londinez, italianin e njohur, Gianluca Vialli. Ish-mbrojtësi, në rrjetet sociale ka zbuluar çfarë ndodhi kur ai ishte 19-vjeç dhe e kërkoi një skuadër tjetër.

“Gjatë gjithë karrierës time ishin dy klube që më bënë ofertë (njëri është Aston Villa, ku luajti sezonin e fundit si profesionist). Huddersfield më kërkoi kur nisa si profesionist. Steve Bruce ishte trajneri i tyre atëherë.

Chelsea e pranoi marrëveshjen, por ishte Gainluca Vialli ai që tha ‘jo’. Padyshim i jam shumë falënderues për atë që bëri dhe që më dha mundësinë të debutoj me Chelsea. Një njeri dhe një menaxher i madh”, tregon Terry. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!