Zonat rurale të Dibrës të bllokuara prej një jave

schedule20:15 - 28 Shkurt, 2018

schedule 20:15 - 28 Shkurt, 2018

Reshjet e borës kanë qenë më të pakta sot në Dibër, duke u dhënë mundësi kompanive të kontraktuara për të pastruar rrugët. Rruga nacionale Peshkopi -Tiranë kalohet pa zinxhirë.

Problematike është situata në segmentin Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbushet rruga. Në këtë segment punojnë 5 mjete borëpastruese.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd kalohet me zinxhirë deri në Klenjë, më tej drejt Steblevës është e bllokuar. Ndërsa rrugët e fshatrave të Dibrës janë të gjitha të bllokuara duke mbajtur banorët prej një jave të izoluar.

Vlen të theksohet se edhe pse në rrugë ka mbi 50 centimetra borë nuk ka patur asnjë aksident rrugor apo dalje jashtë rruge. Nga OSHEE bëhet e ditur se nuk ka patur mungesë energjie në asnjë zonë./abcnews.al