Klubi i IPKO Superligës në Kosovë, KF Llapi, ka publikuar katër fotografi në faqen zyrtare të tyre në Facebook. Katër fotografi që pasqyrojnë më së miri se sa shumë ka ndrshuar klubi kosovar vitet e fundit, për mirë sigurisht.
Në këto foto, shihen kushtet si kanë udhëtuar futbollistët e ekipit vite më parë dhe si udhëtojnë tani, si dhe ka një krahasim me stadiumin në vitin 2014, me atë ku Llapi u luan takimet tani. Ndryshime drastike…
“Ndryshim rrënjësor i KF Llapit nga vitet e mëparshme dhe në ditët e sotme. Në foto: Transporti i futbollistëve në kohët e vështira të klubit dhe në ditët e sotme me autobus zyrtar si dhe gjendja e stadiumit në vitin 2014 dhe tani në vitin 2020”, shkruhej në faqen e Llapit./abcnews.al