Kryeministri Rama ka njoftuar javën e kaluar se po përgatitej një paketë e zgjeruar ndihme si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme e shkaktuar nga koronavirusi.
Me sa duket tashmë qeveria ka një plan konkret ndihme.
Këtë e ka njoftuar kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook.
Rama shkruan se sot në orën 19:00 të pasdites do të zhvillojë një lidhje live, ku do të komunikojë paketën e zgjeruar të masave të marra për koronavirusin në vend.
“? SOT NË 19.00 PAKETA E ZGJERUAR?”, shkruan kryeministri./abcnews.al


