Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Pazar” në Serie A, Barcelona nuk mjaftohet me Lautaro Martinez

schedule14:40 - 13 Prill, 2020

schedule 14:40 - 13 Prill, 2020

Barcelona pritet të bëjë një revolucion të madh në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen e plot të tjerë do të zbarkojnë në “Camp Nou”. Mundo Deportivo raporton se 7 lojtarë ndodhen në listën e drejtuesve të klubit.

Lautaro Martinez është objektivi i madh për sulmin, negociatat po shkojnë mirë dhe akordi final me sulmuesin dhe Interin është shumë afër. Kampionët e Spanjës nuk mjafton me kaq dhe dëshirojnë dy futbollistë të tjerë nga kampionati italian.

Njëri luan me Lazion dhe është Luis Felipe. Braziliani është paraqitur mirë në qendër të mbrotjes, duke u konfirmuar edhe në skemën me tre të tillë. Tjetri është Fabian Ruiz, një dëshirë e kahershme.



Për mesfushorin e Napolit interesohet edhe Real Madrid, kështu që “El Clasico” në merkato do të vazhdojë gjatë. Emrat e tjerë? Aymeric Laporte (Manchester City), Tanguy Ndombele (Tottenham), Neymar (PSG) dhe Dayot Upamecano (Leipzig). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!